Monday, April 20, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreTiranë – Arrestohet 32-vjeçari në kuadër të operacionit “The Walker”

Tiranë – Arrestohet 32-vjeçari në kuadër të operacionit “The Walker”

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “The Walker”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 4, ku është arrestuar një 32-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri.

I arrestuari është K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Gjatë kontrollit fizik të kryer nga shërbimet policore në rrugën “5 Maji”, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila tashmë po ruhet si provë materiale.

Policia bën të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments