Në një surprizë për tifozët bardhezinj, superylli kosovar Edon Zhegrova do të qëndrojë në bankën rezervë për ndeshjen e sotme të Juventusit kundër rivalit të qytetit, Torinos, në kuadër të “Derby della Mole”.
Trajneri i Juventusit ka vendosur të mos i besojë Zhegrovës nga minuta e parë, pavarësisht paraqitjes së tij të mirë në mesjavë kundër Sportingut, ku luajti për 20 minuta dhe tregoi cilësi të dukshme në sulm.
Formacioni startues i Juventusit është:
- Porta: Di Gregorio
- Mbrojtja: Kalulu, Rugani, Koopmeiners
- Mesfusha: McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso
- Sulmi: Yildiz, Conceicao, Dusan Vlahovic
Ndërsa te Torino nga minuta e parë do të luajë mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, i cili pritet të japë siguri në prapavijë dhe të sfidojë sulmuesit kryesorë të Juventusit.
Ky derbi i qytetit ka gjithmonë tension dhe rivalitet të lartë, dhe futja e Zhegrovës nga stoli mund të jetë vendimtare në momentet kyçe të ndeshjes, duke sjellë freski dhe kreativitet në krahun e djathtë.
Edon Zhegrova mbetet një aset i rëndësishëm për Juventusin, por vendimi i trajnerit për ta nisur nga stoli tregon se ai duhet të punojë për të fituar vazhdimisht vendin në formacionin bazë. Pritet që Zhegrova të ketë një rol vendimtar në pjesën e dytë, duke rritur presionin ndaj mbrojtjes së Torinos. Ardian Ismajli te Torino është një faktor stabilizues, dhe përballja e tij me Vlahovic dhe Conceicao mund të vendosë fatin e derbit.
