Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Meti Alshiqi, ka ndezur rrjetet me një postim të ri që ka ngjallur menjëherë kureshtje.
Në një Instastory të publikuar nga Prishtina, ai ka shkruar:
“Dicka për @bigbrothervipkosova”
Duket se ish-banori ka lënë të kuptohet se mund të ketë diçka në horizont lidhur me formatin e shumëpërfolur.
Në prag të sezonit të katërt të spektaklit, postimi i Metit ka ngritur pyetjen nëse ai po përgatitet për një rikthim surprizë.
Kujtojmë se Alshiqi ishte pjesë e edicionit të dytë, por u përjashtua nga shtëpia pas një konflikti të ashpër me banorin tjetër, Blerandon. Në atë kohë, produksioni vendosi përjashtimin e menjëhershëm të tij për shkelje të rregullave që ndalonin çdo formë dhune apo kërcënimi.
Aktualisht, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” po përgatitet për nisjen e sezonit të katërt, ndërsa emrat e banorëve ende nuk janë bërë publikë.
Nuk ka konfirmim zyrtar nëse Meti do të jetë pjesë e këtij edicioni si banor apo në ndonjë cilësi tjetër, por postimi i tij duket si një sinjal që diçka po përgatitet dhe mund të sjellë surpriza për fansat e spektaklit.
