Saturday, April 18, 2026
HomeShowbiziMELINDA SHTATZËNË? KËNGËTARJA THYEN HESHTJEN!

MELINDA SHTATZËNË? KËNGËTARJA THYEN HESHTJEN!

Vetëm pak javë pasi u fejua me partnerin e saj, menaxherin Granit Muhaxheri, këngëtarja Melinda Ademi ka rikthyer vëmendjen e mediave për një tjetër arsye.

Së fundmi, në mediat online u aludua se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Zërat u shtuan pas një videoje të publikuar nga vetë Melinda në Instastory, gjatë udhëtimit të saj me Granitin në Stamboll. Kengetarja ndau disa pamje nga avioni, ku ndjekësit vunë re se barku i saj dukej disi më i rumbullakosur se zakonisht.

Kaq mjaftoi që spekulimet në rrjetet sociale të shpërthenin sërish.

Megjithatë, pas këtyre aludimeve, Melinda Ademi ka zgjedhur të thyejë heshtjen. Ajo publikoi një foto në Instagram, me një gotë verë në dorë dhe një mesazh që i dha fund çdo hamendësimi:

“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur”

Me këtë reagim, këngëtarja ka bërë të qartë se nuk është shtatzënë, duke i dhënë fund njëherë e mirë spekulimeve që kanë qarkulluar në mediat online ditëve të fundit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments