Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeShpërndahet tabela me gabime në fletvotime – a po ndodh skandali më...

Shpërndahet tabela me gabime në fletvotime – a po ndodh skandali më i madh elektoral në Kosovë?

Një tabelë e ndarë kohët e fundit nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, dhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka shkaktuar shqetësim të madh në skenën politike të Kosovës. Sipas këtij dokumenti, gabime në fletvotime janë evidentuar në pothuajse të gjitha komunat e vendit.

Tabela thuhet se ka ardhur nga kompania private “Cetis”, që kishte përgjegjësi për shtypjen e fletëvotimeve. Deputeti Behrami e ka quajtur këtë si “skandalin më të madh elektoral”, duke theksuar se gabimet nuk janë të kufizuara vetëm në Mitrovicë e Gjakovë, siç ishte raportuar më parë nga kompania.

“Nuk është e qartë se si një kompani private ka arritur të sigurojë këto të dhëna për gabimet. Paramendojeni, një kompani private po luan rolin e KQZ-së në këtë mënyrë. A kanë qasje ata tek kantat e votimeve?”, pyet Behrami, duke kërkuar një hetim urgjent për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor.

Ky incident ngre shqetësime serioze mbi integritetin e zgjedhjeve dhe nevojën për transparencë të plotë. Analistët politikë paralajmërojnë se nëse ky skenar vërtetohet, mund të konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha elektoral në historinë e Kosovës.

Situata e krijuar tregon një dobësi të madhe në kontrollin e procesit zgjedhor dhe vë në pah mungesën e mekanizmave mbikëqyrës që mund të parandalojnë ndërhyrjen e palëve të treta në administrimin e votave. Pavarësisht partisë politike, kërkohet hetim i pavarur që jo vetëm të identifikojë gabimet, por edhe të vendosë përgjegjësitë për këto defekte, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky skandal mund të ketë pasoja afatgjata për besimin qytetar dhe imazhin demokratik të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments