Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka konfirmuar se furnizimi me materiale për shërbimet e hemodializës është realizuar plotësisht në të gjitha njësitë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditëve të fundit kanë pasur disa telashe teknike, por asnjë pacient nuk ka mbetur pa marr trajtimin e nevojshëm. Furnizimi i plotë synon të sigurojë kontinuitet të trajtimit dhe të përmirësojë shërbimet për të gjithë pacientët që varen nga dializa.
“Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar që trajtimi i pacientëve të mos ndërpritet,” thekson ShSKUK në komunikatën e saj.
Ky njoftim vjen si një lajm i mirë për pacientët dhe familjet e tyre, duke ulur shqetësimet dhe duke garantuar se shërbimet e nevojshme shëndetësore janë tani të sigurta dhe të vazhdueshme.
