Saturday, September 19, 2026
HomeLajmeGani Geci shpërthen ndaj Kurtit dhe deputetëve të Guxo: “Po i përdor...

Gani Geci shpërthen ndaj Kurtit dhe deputetëve të Guxo: “Po i përdor si kondom për interesa të veta”

Politikani dhe aktivisti Gani Geci ka publikuar një reagim të fortë dhe të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe disa deputetëve të listës Guxo, duke i akuzuar për përfitime personale dhe sjellje makjaveliste.

Në postimin e tij të fundit, Geci shkruan:

“Ky komunistini i Cërnagorës, për interesa të veta, po i përdor si kondom një nga një deputetët e listës Guxo, kundër programit të djathtë të LDK-së; i dërgon në studiot televizive për interesa makjaveliste dhe majtiste.

Disa zuzar e zuzarica po e shitshin prapanicën për pak pare; dikush për një post, dikush për pak subvencione; dikush si OJQ me marrë naj lek, dikush me u ba deputet.

Dikush tu majtë ymyd në ato ……të dashit e tuj mos shti mish për darkë.

Disa prej tyre ma herët ia lëpinin prapanicën Isa Mustafës, disa Hashim Polarit e disa Ramush Haradinajt, e tash u myten tue ia lëpi prapanicën Albinit me prejardhje nga Cernagorja e Dejones me prejardhje nga Greqia.

Ani kur po i shoh disa tu u mundu me u ba patriota, e KFOR-i tu na e ru kufirin e Kosovës; e qysh i njoh unë, po me ba me shku KFOR-i, krejt këta ‘patriotat’ e LVV-së për nji orë në Tiranë ikin, për këta që ikin, e kam me të provume. Hahahahah.”

Geci kritikon ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si një udhëheqës me interesa personale dhe duke e akuzuar për manipulim të deputetëve të listës Guxo, përfshirë edhe figura të njohura si Faton Peci dhe Donika Gërvalla. Ai thekson se shumë prej tyre nuk veprojnë në interes të qytetarëve, por për përfitime personale, poste dhe subvencione.

Ky reagim ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale dhe në skenën politike, duke nxitur pyetje për integritetin e disa figurave publike dhe për qëndrimet e tyre ndaj programit të LDK-së dhe vlerave të djathta politike.

Geci nuk ngurron ta shprehë qëndrimin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, duke u bërë një nga komentuesit më kritikë të skenës politike aktuale në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments