Sunday, September 20, 2026
HomePolitikFaton Peci godet PDK-në .Uron Bedri Hamzen dhe ia poston abuzimet...

Faton Peci godet PDK-në .Uron Bedri Hamzen dhe ia poston abuzimet me parat e qytetarëve të Mitrovicës gjatë kohës që ishte kryetar.

Mitrovicë — Kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci, ka publikuar një deklaratë të ashpër pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si Kryetar i PDK-së, duke e uruar këtë të fundit për postin, por njëkohësisht duke akuzuar administratën aktuale komunale për “manovra financiare” dhe vendime të paligjshme gjatë periudhës së tranzicionit.

Në reagimin e tij publik, Peci i bën thirrje administratës në detyrë të ndalojë menjëherë:

  • manovrat me subvencione,
  • lëshimin e lejeve ndërtimore dhe mbindërtimeve,
  • ndërhyrjet në protokollin e arkivës,
  • manipulimet me data dhe dokumente,

duke theksuar se kjo administratë “nuk ka as legjitimitet e as legalitet” për të ndërmarrë vendime të rëndësishme para dorëzimit të pushtetit.

Peci paralajmëron se çdo vendim i marrë nga fillimi i fushatës e deri tani do të rishikohet, dhe i drejtohet portaleve lokale duke deklaruar se nuk do të marrin asnjë cent nga buxheti komunal për katër vitet e ardhshme, nëse kanë përfituar fonde në mënyrë të dyshimtë.

Ai shton se, megjithëse një subjekt politik ka deklaruar se ka 65% mbështetje, qytetarët e Mitrovicës “kanë folur qartë” duke votuar kundër abuzimeve me paratë publike.

“Koha e llogaridhënies ka ardhur,” përfundon Peci në deklaratën e tij, e cila ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments