Në shtëpinë e Big Brother atmosfera po nxehet që në ditët e para të edicionit. Qifti i parë brenda shtëpisë u krijua, dhe momenti i shumëpritur nuk vonoi— puthja e parë ndodhi, duke surprizuar publikun dhe bashkëbanorët.
Në qendër të vëmendjes janë Eduard Kuçi (Edi) dhe Dolce Dona, të cilët po duken çdo ditë e më pranë njëri-tjetrit. Në mes të ditës së djeshme, të dy u panë duke shkëmbyer përqafime të ngrohta, ledhatime të buta dhe në fund… puthjen që konfirmoi romancën e tyre në zhvillim.

Momenti u komentua gjerësisht brenda shtëpisë, ndërsa në rrjetet sociale fansat ndanë reagime të përziera—disa të lumtur për çiftin e ri, e disa të tjerë skeptikë.
Tani pyetja që po qarkullon kudo është:
A do të zgjasë kjo lidhje, apo është vetëm një pjesë e lojës, pasi show sapo ka nisur?
Mbajtja e publikut në tension veçse po rrit interesin për javët që vijnë, ndërsa Edi dhe Dolce Dona duken të vendosur të shijojnë çdo moment së bashku, pavarësisht çfarë ndodh më pas
Foto nga faqja zyrtare e Big Brother Vip Kosova 4.
