Pas plot 6 viteve ndarje, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë ndezur rrjetin me një moment që fansat nuk e prisnin. Robert Berisha publikoi një fragment nga emisioni i tij, ku zbuloi se e ftuara e radhës është pikërisht ish-partnerja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.
Në video, Nora shfaqet duke hyrë në studio duke kënduar këngën “Natën apo të mungoj natën”, moment që ngjalli reagime të menjëhershme nga publiku dhe ndjekësit e tyre.
Por surpriza më e madhe erdhi në fund të emisionit, kur Robert Berisha, në një skenë të papritur, i ofron Norës një unazë diamanti. Me humor, ai i drejtohet këngëtares me fjalët:
“A je e lirë me 4 shtator… se du mu martu?”
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rikthyer menjëherë spekulimet për një ribashkim të mundshëm. Edhe pse të dy e paraqitën momentin si shaka, fansat nuk e kanë fshehur entuziazmin e tyre, duke e cilësuar këtë si “momentin më nostalgjik të vitit”.
A është kjo vetëm një lojë televizive apo fillimi i një kapitulli të ri mes tyre? Publiku po pret me padurim përgjigjen.
