Vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahiu, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik. Ngjarja ka rritur kërkesat për hetim të thelluar mbi rrethanat që çuan deri te humbja e jetës së saj.
Sot, në emisionin “Kosova Live” në televizionin T7, u bënë publikë disa mesazhe kërcënuese që, sipas gazetarit, Daorsa i kishte marrë nga i dashuri i saj. Bisedat përmbajnë gjuhë të rrezikshme dhe tregojnë për një presion të rëndë psikologjik ndaj vajzës.
Një nga mesazhet më shqetësuese ishte:
“Kom me ta djeg çdo qelizë n’trup çka e ki”,
që lë të kuptohet për qëllime hakmarrëse dhe dëmtuese.
Mesazhe të tjera, si:
“Po deri sa t’hakmerrna n’ty”
dhe deklarata se personi nuk po flinte apo hante derisa të vinte hakmarrja, tregojnë një gjendje të rëndë konflikti dhe kërcënimesh të drejtuara ndaj Daorsës.
Publikimi i këtyre mesazheve ka shtuar presionin mbi autoritetet që të ndërmarrin masa urgjente dhe të zbardhin plotësisht rrethanat e tragjedisë.
Burimi: T7 – Kosova Live
https://www.facebook.com/share/v/17PYReRPSH/?mibextid=wwXIfr
