Wednesday, September 23, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimKQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Vendimi u mor me dy vota për, dy kundër dhe shtatë absentime.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja serbe votuan për certifikimin e Listës Serbe, ndërsa dy anëtarët nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër. Anëtarët nga partitë e tjera abstenuan, duke lënë procesin në një pikë të paqartë për pjesëmarrjen e kësaj liste në zgjedhje.

Vendimi vjen në një kohë kur koalicioni i Listës Serbe po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa tensionet politike mes komuniteteve vazhdojnë të jenë të larta.

Burimi: KQZ

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments