Monday, April 20, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreFSK: Trajnim i suksesshëm për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar

FSK: Trajnim i suksesshëm për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Kompania e Materieve të Rrezikshme ka përfunduar me sukses trajnimin për përdorimin e pajisjes moderne WTC-3000 GT, e cila shërben për pastrimin e ujit të kontaminuar në situata emergjente.

Pajisja WTC-3000 GT është krijuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në raste kur ai kontaminohet nga fatkeqësi natyrore ose shkaktuar nga njeriu, duke e bërë të papërshtatshëm për përdorim.

Ajo ka kapacitet të pastrojë deri në 3000 litra ujë në orë.

Funksionimi i saj bazohet në presion të lartë dhe kalimin e ujit përmes membranave selektive me procesin e osmozës reverse.

Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, duke bllokuar kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë – duke siguruar ujë të pastër dhe të sigurt për komunitetin në raste emergjente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments