Wednesday, September 16, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreKosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, duke nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve të avancuara të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS).

Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka theksuar se kjo marrëveshje është pjesë e vizionit strategjik të Qeverisë Kurti për ndërtimin e një ushtrie moderne dhe funksionale, në përputhje me standardet e NATO-s.

Sipas Maqedoncit, kontrata nuk përfshin vetëm sistemet e artilerisë, por edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje teknike si dhe trajnim profesional për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si për operim ashtu edhe për mirëmbajtje afatgjatë.

“Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta. Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Për marrëveshjen ka njoftuar zyrtarisht edhe AM General, e cila ka bërë të ditur se kontrata është trevjeçare dhe realizohet drejtpërdrejt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i AM General për zhvillimin e biznesit, John Chadbourne, ka vlerësuar bashkëpunimin me Kosovën si një dëshmi të rritjes së rolit të saj në arkitekturën e sigurisë rajonale.

Ai ka deklaruar se HUMVEE Hawkeye përfaqëson një kombinim të qëndrueshmërisë, shkathtësisë dhe teknologjisë së avancuar, duke siguruar që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë e pajisur me mjete moderne për mbrojtje efektive.

Sistemi HUMVEE Hawkeye 105mm është i pajisur me Teknologji të Zbrazjes së Butë, e cila lejon integrimin e topit 105 mm në platformën e njohur HUMVEE. Kjo teknologji mundëson që sistemi të vendoset, të kryejë qitje dhe të zhvendoset për më pak se 90 sekonda, duke rritur ndjeshëm lëvizshmërinë dhe mbijetesën në terren.

Përveç sistemeve Hawkeye, FSK-ja do të pajiset edhe me ambulanca ushtarake, kamionë për komandë dhe kontroll, si dhe automjete të tjera mbështetëse, të nevojshme për funksionimin e një baterie të plotë artilerie. Sistemi operohet nga një ekip i vogël prej 2 deri në 3 persona dhe përdor municion standard 105 mm të NATO-s.

Kontrata është përshëndetur edhe nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka theksuar se kjo blerje përforcon drejtpërdrejt kapacitetet mbrojtëse të vendit.

“Ushtrisë sonë do t’i shtohet edhe sistemi amerikan i artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer”, ka shkruar Kurti.

Kjo marrëveshje konfirmon angazhimin e Qeverisë Kurti dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, nën udhëheqjen e Ejup Maqedoncit, për forcimin e sovranitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments