Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosova shënon një njohje të re ndërkombëtare

Kosova shënon një njohje të re ndërkombëtare

Republika e Kosovës ka siguruar një tjetër njohje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Bahamas njeh Kosovën! Edhe një vendim historik për vendin tonë”, ka shkruar Osmani, duke theksuar se Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, marrëveshja për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në kryeqytetin e Bahamas, ku Presidentja Osmani ka takuar Kryeministrin e këtij vendi, Philip Davis. Me këtë akt, dy shtetet formalizojnë bashkëpunimin diplomatik në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se të dyja palët riafirmojnë përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë ndërmjet shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments