Prishtinë, 20 dhjetor 2025 – Njësitet e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës ndërmorën sot veprime ndaj kompanive që kryenin punime me kamionë për bartjen e dheut, duke krijuar rrezik serioz në rrugë.
Gjatë kontrolleve në terren, policia identifikoi në disa segmente të rrugëve nacionale sasi të mëdha baltë dhe dhe, të cilat mund të shkaktojnë aksidente, sidomos gjatë kushteve atmosferike të rënda si mjegull dhe ngrica.
Si rezultat, personat juridikë morën gjoba prej 1.000 euro, sipas ligjit, dhe u detyruan të bëjnë pastrimin e menjëhershëm të rrugëve, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të trafikut.
Policia e Kosovës bëri me dije se do të vazhdojë të veprojë me përkushtim gjatë sezonit dimëror, duke marrë masa pa hezitim ndaj çdo subjekti që rrezikon sigurinë në rrugë dhe jetën e njerëzve.
