Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, Duda Balje nuk pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse fillimisht pati spekulime mbi mundësinë e sigurimit të një ulëseje, të dhënat e fundit tregojnë se partia e saj, Socialdemokratët Unitarë (SDU), me 2,395 vota në nivel vendi, nuk arrin pragun e nevojshëm për përfaqësim parlamentar.
Deri tani, me 19.63% të votave për deputetë të numruara, Duda Balje ka marrë 317 vota, duke e lënë jashtë Kuvendit për momentin.
Balje, e pyetur më herët nga mediat për mundësinë e saj për të u bërë deputete, ishte shprehur shkurt se: “për momentin po”. Por rezultatet preliminare nuk e konfirmojnë këtë skenar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë së shpejti rezultatet përfundimtare, që do të vulosin përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës dhe do të tregojnë nëse mund të ketë ndonjë ndryshim për SDU dhe Baljen.
SDU dhe Duda Balje po përballen me sfida serioze pas zgjedhjeve. Me vota nën pragun e nevojshëm, partia nuk siguron përfaqësim parlamentar, duke reflektuar vështirësitë e partive të vogla në skenën politike të Kosovës.
