Friday, April 17, 2026
HomeLajmeGazmend Syla flet për “gjysmë milioni vota kundër UÇK-së”: Shteti po shkëputet...

Gazmend Syla flet për “gjysmë milioni vota kundër UÇK-së”: Shteti po shkëputet nga lufta që solli lirinë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër pas rezultateve zgjedhore, duke deklaruar se rreth gjysmë milioni vota janë orientuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një reagimi publik, Syla ka kritikuar fituesit e zgjedhjeve, duke thënë se një listë që, sipas tij, “nuk ka asnjë vlerë kombëtare”, ka dalë fituese përballë tri listave të tjera që ai i cilëson si përfaqësuese të atdhetarëve, patriotëve dhe luftëtarëve të dëshmuar të luftës çlirimtare.

Syla ka ngritur shqetësimin se, sipas tij, institucionet aktuale kanë lënë pas dore kontributin e luftëtarëve dhe kanë krijuar një distancë të qëllimshme nga trashëgimia e luftës.

Deklarata e plotë e Gazmend Sylës (origjinale):

“Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së.

Një listë pa asnjë vlerë kombëtare fitoi përballë tri listave të tjera, të mbushura me atdhetarë, patriotë, udhëheqës lufte dhe luftëtarë të dëshmuar.

Një listë që për pesë vjet nuk e ktheu kurrë kokën nga luftëtari.

Një listë që, bashkë me Listën Serbe, e la luftëtarin me 204€ pension, shumë që nuk mjafton as për të paguar faturën e rrymës.

Një listë që tha se më mirë ishte të paguhen mercenarë e huaj sesa luftëtarët e popullit.

Një listë që nuk la ofendim e fyerje pa ia drejtuar luftëtarëve, këtu e atje, ndërkohë që ata mbahen me duar të lidhura.

Fatkeqësisht, shteti po shkon duke u shkëputur nga lufta që e solli lirinë, dhe kjo ka emër.”

Reagimi i Sylës ka nxitur diskutime të shumta në opinionin publik, veçanërisht në lidhje me raportin e institucioneve me ish-luftëtarët e UÇK-së dhe mënyrën se si po trajtohet trashëgimia e luftës në diskursin politik paszgjedhor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments