Friday, June 19, 2026
HomePolitikE çuditshme, kandidati thotë se u fut në listë pa dëshirën e...

E çuditshme, kandidati thotë se u fut në listë pa dëshirën e tij

Një situatë e pazakontë ka dalë në dritë nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, ku kandidati për deputet Enis Bajrami, i përfshirë në listën e Koalicionit Vakat, pretendon se është futur në listë pa dëshirën dhe pëlqimin e tij. Ai ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe një hetim të plotë të rrethanave të dyshuara të manipulimit të votave.

Dyshime për manipulim votash dhe përdorim të emrit pa pëlqim

Sipas avokatit të Bajramit, Gent Gjini, përmes kallëzimit penal synohet pezullimi i formimit të qeverisë “Kurti” për shkak të dyshimeve serioze për manipulim të votave. Në dokumentin e dorëzuar, Bajrami pretendon se emri i tij është përdorur nga partia Vakat për të mbledhur vota, pa shprehjen e dëshirës së tij për të garuar.

“Enis Bajrami ka rezultuar si kandidati me më së shumti vota, duke siguruar mbi 400 vota, të cilat sipas pretendimeve tona janë keqpërdorur nga drejtuesit e partisë për të dalë forcë fituese dhe për të siguruar përfaqësim në qeverinë e re,” tha avokati Gjini për media.

Emri i Bajramit përdorur për përfitim politik

Avokati sqaron se Bajrami asnjëherë nuk ka shprehur kandidaturë apo vullnet për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie, ndërsa emri i tij është përdorur për përfitim politik, çka përbën shkelje serioze ligjore dhe zgjedhore.

Në një verifikim të shpejt në faqen e KQZ-së, Bajrami është radhitur i 13-ti në listën e Vakat me 489 vota, megjithatë ky fakt nuk ndryshon pretendimin e tij se emri i tij është shfrytëzuar pa miratimin e tij.

Kërkesa për institucionet dhe reagimi publik

Përmes kallëzimit penal, Bajrami kërkon:

  • Hetim të plotë të rrethanave të dyshuara për manipulim të votave.
  • Anulimin e pjesëmarrjes së Vakat në zgjedhje.
  • Parandalimin e formimit të qeverisë “Kurti” me vota që dyshohet se janë manipuluar nga partneri minoritar i koalicionit.

“Ne kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë me urgjencë dhe të mos lejojnë formimin e qeverisë me vota të dyshuara për manipulim nga partneri minoritar i koalicionit,” theksoi avokati, duke shtuar se rasti tashmë është bërë publik dhe kërkon trajtim serioz institucional.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments