Robert Berisha dhe Nora Istrefi duket se kanë nisur vitin me momente familjare që po ngjallin shumë kureshtje tek publiku. Sipas informacioneve më të fundit që kemi siguruar nga burime të afërta me rrethin e tyre shoqëror, çifti ka vendosur të kalojë pushimet dimërore së bashku, pas plot 6 vitesh nga ndarja.
Ajo që e bën këtë udhëtim edhe më domethënës është fakti se Roberti dhe Nora po i shijojnë këto ditë pushimi në shoqërinë e vajzës së tyre, Renës, duke treguar se familja mbetet prioritet për të dy.
Dyshimet për këtë ribashkim të mundshëm janë shtuar pasi të dy artistët kanë ndarë në Instagram foto nga i njëjti destinacion dimëror, një vend i mbuluar nga bora, ku duket qartë se bëhet fjalë për të njëjtin ambient. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, përputhja e fotove dhe kohës së postimit ka mjaftuar që rrjeti të nisë aludimet.
Mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një pushim familjar për hir të vajzës së tyre apo një hap drejt një ribashkimi sentimental që fansat e tyre e presin prej vitesh.


