Procesi mësimor në disa komuna është shtyrë edhe për një javë tjetër, për shkak të kushteve tejet të vështira atmosferike që po mbizotërojnë ditëve të fundit.
Pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë përfshirë lagje të tëra, si dhe problemeve serioze me ngrohjen në disa shkolla, autoritetet komunale kanë vlerësuar se zhvillimi normal i mësimit është i pamundur në temperatura të ulëta.
Fillimisht, procesi mësimor ishte shtyrë deri më 12 janar, ndërsa sot është marrë vendimi i ri që në disa komuna të kosovës mësimi të rifillojë të hënën, më 20 janar.
Sipas njoftimit zyrtar, stafi mësimdhënës dhe prindërit janë ftuar të informohen me kohë për këtë vendim, i cili synon sigurinë e nxënësve dhe krijimin e kushteve minimale për mësim cilësor.
Autoritetet komunale kanë theksuar se po monitorojnë situatën dhe do të njoftojnë opinionin publik për çdo zhvillim të ri.
