Friday, August 7, 2026
HomeKronike e zezeKy është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagosjes me armë...

Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagosjes me armë zjarri në Lipjan

Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagosjes me armë zjarri në Lipjan

Ka ndërruar jetë Fatmir Olluri (52 vjeç) nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili ishte plagosur rëndë me armë zjarri në kokë.

Ai ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, pasi ishte gjetur i plagosur, ndërsa më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.

Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Fatmir Olluri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Intensiven Qendrore të QKUK-së, mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila fillimisht kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”. Gjatë ekzaminimit është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast.

Pas vdekjes së 52-vjeçarit, rasti tashmë po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

U kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar UÇK-së

Sipas informacioneve të bëra publike, Fatmir Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania gjatë luftës për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontributin e tij në luftën për lirinë e vendit.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments