Saturday, September 19, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimMinistrja Rizvanolli përfaqëson Kosovën në “Future Minerals Forum” në Riad

Ministrja Rizvanolli përfaqëson Kosovën në “Future Minerals Forum” në Riad

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar për herë të parë Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare “Future Minerals Forum”, e cila po zhvillohet në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum, sipas ministrisë, ofron mundësi të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e mineraleve.

Rizvanolli njoftoi se sektori i minierave do të jetë një nga prioritetet e Qeverisë së ardhshme, duke përfshirë një investim prej 50 milionë eurosh në hulumtime minerare dhe një investim strategjik në ndërmarrjen “Trepça”, në bashkëpunim me një korporatë me përvojë ndërkombëtare.

Forumi, i cili mblodhi përfaqësues nga mbi 100 shtete dhe më shumë se 70 organizata dhe kompani ndërkombëtare, synon të krijojë zinxhirë të integruar të vlerës, të ndërtojë kapacitete institucionale dhe të vendosë standarde të qëndrueshme, transparente dhe të përgjegjshme në sektorin e mineraleve. Ministrja Rizvanolli e konsideron këtë pjesëmarrje një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments