Të hënën, më 19 janar, fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Pas përfundimit të punimeve për sanimin e dëmeve nga vërshimet dhe riparimin e sistemeve të ngrohjes në shkollat e prekura, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për një nisje normale të procesit mësimor.
Drejtoria për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. “Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi në mësime, ndërsa mësimdhënësve u shprehim mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj”, thuhet në njoftim.
Ky nisje e gjysmëvjetorit të dytë pason stabilizimin e situatës pas vërshimeve, duke garantuar kushte të sigurta dhe të rehatshme për mësim.
