Friday, April 17, 2026
HomeLajmeShifrat që po dalin nga rinumërimi po tronditin garën, disa kandidatë humbin...

Shifrat që po dalin nga rinumërimi po tronditin garën, disa kandidatë humbin mijëra vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e përditësuara nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke zbuluar ndryshime të konsiderueshme në numrin e votave për një sërë kandidatësh, kryesisht në Komunën e Prizrenit.

Sipas shifrave zyrtare, kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi, rezulton të ketë 4,977 vota më pak pas rinumërimit. Pas tij renditet Nait Hasani, të cilit deri tani i janë hequr 2,774 vota, ndërsa Kujtim Gashi figuron me 1,977 vota më pak.

Në anën tjetër, nga ndryshimet e konstatuara gjatë rinumërimit, Uran Ismaili rezulton kandidati më i favorizuar nga korrigjimet, me 583 vota të shtuara. Pas tij vjen Arian Tahiri me 521 vota më shumë, ndërsa Vlora Çitaku ka përfituar 388 vota shtesë.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje janë evidentuar ndryshime të ndjeshme. Kandidatit Arbër Rexhaj i janë hequr deri tani 534 vota, ndërsa Rea Krasniqi rezulton me 420 vota më pak dhe Valon Ramdani me 401 vota më pak. Në këtë parti, Hajrulla Çeko ka përfituar 106 vota, Alban Bajrami 93 dhe Driton Hyseni 76.

Ndryshime të dukshme janë shënuar edhe në LDK. Kandidatit Xhavit Uka i janë hequr 1,274 vota, Driton Selmanaj rezulton me 876 vota më pak, ndërsa Anton Quni me 460 vota më pak. Visar Azemi ka humbur 353 vota. Nga ana tjetër, Paris Guri ka përfituar 171 vota, Gëzim Hazrolli 121 dhe Festim Kabashi 100 vota.

Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesa më e madhe e këtyre dallimeve janë evidentuar në Komunën e Prizrenit, duke e kthyer këtë komunë në fokusin kryesor të procesit të rinumërimit dhe debatit politik paszgjedhor.

Shifrat e rinumërimit po thellojnë debatet mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe po rrisin presionin ndaj institucioneve për transparencë të plotë. Diferencat e mëdha në vota, sidomos në një komunë të vetme, e bëjnë të pashmangshëm diskutimin për rinumërim më të gjerë dhe masa shtesë mbikëqyrëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments