Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeRrahje në parkingun e ETC-së në Mitrovicë, taksisti dyshohet për sulm ndaj...

Rrahje në parkingun e ETC-së në Mitrovicë, taksisti dyshohet për sulm ndaj punëtorit

Një incident është shënuar pasditen e së shtunës në Mitrovicë të Jugut, në afërsi të marketit ETC, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 15:40, në rrugën “Bislim Bajgora”.

Sipas informatave, të përfshirë në incident janë Aleksander Avdalovic, rreth 22 vjeç, dhe Besim Aliu, rreth 60 vjeç. Njëri prej tyre ishte punëtor i mirëmbajtjes së parkingut të ETC-së, ndërsa tjetri taksist, i cili po priste në parking.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pasi punëtori i parkingut i ka kërkuar taksistit të largohet nga vendi i rezervuar. Sipas raportimeve, taksisti ka reaguar duke fyer dhe më pas ka goditur punëtorin disa herë. Përleshja është ndalur nga një kalimtar, ndërsa taksisti është larguar drejt Mitrovicës së Veriut.

Si pasojë e incidentit, punëtori ka pësuar lëndime në fytyrë dhe buzë.

Në lidhje me rastin, njësia e hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, është urdhëruar që të sigurohen kamerat e sigurisë dhe të intervistohen të dyshuarit dhe dëshmitarët. Pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, rasti është iniciuar si “Sulm”.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa të dy të dyshuarit trajtohen në cilësi të personave të dyshimtë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments