Monday, August 3, 2026
HomeEkonomiShqipëria në 2025: Mbi 12 milion vizitorë, italianët kryesojnë listën

Shqipëria në 2025: Mbi 12 milion vizitorë, italianët kryesojnë listën

Shqipëria ka shënuar një vit rekord në turizëm gjatë vitit 2025, me 12.4 milion vizitorë të huaj, ose 700 mijë më shumë se në vitin 2024. Pas shqiptarëve të Kosovës, italianët kryesojnë listën, me mbi 1.2 milionë që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, një rritje prej 3.3% krahasuar me vitin 2024.

Vizitorë të shumtë ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia, ndërsa britanikët e konsiderojnë Shqipërinë si një zbulim mes destinacioneve më të njohura të Mesdheut. Mbi 932 mijë turistë nga Britania e Madhe kanë vizituar vendin gjatë vitit të kaluar, mbi 20% më shumë se një vit më parë.

Performancë pozitive kanë shënuar edhe vendet e tjera të Bashkimit Europian, ndërsa rritje ka pasur edhe në tregun transatlantik, ku amerikanë dhe kanadezë kanë vizituar Shqipërinë në numër të shtuar.

Shtimi i turistëve është reflektuar edhe në rritjen e të ardhurave, të cilat për 9-mujorin e vitit 2025 arritën në 4.4 miliardë euro, një rritje prej 14.5% krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, sitet e trashëgimisë kulturore janë vizituar nga mbi 1.5 milion vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30.63% krahasuar me vitin 2024.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se këto shifra ofrojnë një panoramë të qartë të zhvillimit turistik të vendit, por theksoi se nevojitet planifikim më i kujdesshëm, menaxhim i qëndrueshëm dhe orientim strategjik për të ruajtur dhe zhvilluar turizmin në të ardhmen.

🔵 Video

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments