Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeUshtarët gjermanë largohen nga Groenlanda disa orë pasi Trump kërcënoi me tarifa...

Ushtarët gjermanë largohen nga Groenlanda disa orë pasi Trump kërcënoi me tarifa doganore

Një kontingjent prej 15 ushtarësh gjermanë është larguar papritur nga Groenlanda vetëm rreth 44 orë pas mbërritjes, raportojnë mediat gjermane. Gazeta Bild publikoi edhe pamje nga aeroporti, ku shihet momenti i largimit të trupave.

Vetëm një ditë më parë, autoritetet në Berlin kishin njoftuar se qëndrimi i ushtarëve do të zgjatej përtej afatit fillestar. Megjithatë, sipas raportimit, vendimi për largim u mor herët të dielën, pa një shpjegim zyrtar për vetë trupat në terren. Urdhri ishte i prerë dhe i menjëhershëm, duke çuar në anulimin e të gjitha takimeve të planifikuara në Groenlandë.

Ngjarja vjen në një moment delikat diplomatik, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi vendosjen e tarifave doganore ndaj disa vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, të cilat kanë prani ushtarake në Groenlandë.

Deri tani, autoritetet gjermane nuk kanë konfirmuar nëse largimi lidhet drejtpërdrejt me këto deklarata apo nëse bëhet fjalë për arsye të tjera operative.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments