Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKEK ndërmerr hapa ligjorë pas një përplasjeje publike që po ngre pikëpyetje...

KEK ndërmerr hapa ligjorë pas një përplasjeje publike që po ngre pikëpyetje serioze

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka reaguar zyrtarisht duke bërë të ditur se ka parashtruar padi ndaj znj. Janina Imeri, në një zhvillim që po tërheq vëmendje të gjerë në opinionin publik dhe rrjetet sociale. Ky veprim ligjor vjen në kuadër të, siç thotë KEK-u, mbrojtjes së integritetit institucional dhe ndalimit të përhapjes së informatave të rrejshme.

Sipas Korporatës, rasti tashmë ndodhet në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, ndërsa paralajmërohet se nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për denigrim të punonjësve apo atribuim të padrejtë të përgjegjësive ndaj KEK-ut.

KEK sh.a. dëshiron të informojë opinionin publik se ka parashtruar tashmë padi ndaj znj. Janina Imeri, e cila ndodhet në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, si pjesë e veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional.

Në të njëjtën kohë, KEK sh.a., në ushtrim të kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo masë raportimi, përfshirë raportimin në rrjetet sociale, si dhe çdo veprim ligjor për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës, përfshirë rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë. Çdo përpjekje për të denigruar punonjësit ose përfaqësuesit e Korporatës, ose për t’i atribuar KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin, është e papranueshme dhe do të ndjeket deri në fund ligjërisht.

KEK sh.a. dëshiron gjithashtu të theksojë se nuk ekziston asnjë pengesë për qasjen në informacionet zyrtare, të cilat janë publike, transparente dhe të qasshme për të gjithë përmes ueb-faqes zyrtare të Korporatës. Të dhënat e KEK sh.a. janë zyrtare, të verifikueshme dhe të krahasueshme me të dhënat publike të KOSTT-it.

KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, informimit të saktë dhe mbrojtjes së integritetit institucional.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments