Friday, June 26, 2026
HomeEkonomiBiznesFtohen bizneset dhe palët e interesit: Sesioni i fundit informues për Skemën...

Ftohen bizneset dhe palët e interesit: Sesioni i fundit informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – nesër hapen aplikimet

Ministria e Ekonomisë i fton të gjithë bizneset dhe palët e interesit që të marrin pjesë në sesionin e fundit informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër, i cili është mundësia e fundit për informim para mbylljes së thirrjes publike.

Sesioni do të mbahet të enjten, më 22 janar 2026, nga ora 10:00, në Hotel “Siriues” në Prishtinë.

Përfitimet e skemës

Në kuadër të kësaj skeme, bizneset mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 25,000 euro për biznes. Projekti financohet nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe zbatohet nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev – Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Kush ka të drejtë të aplikojë

  • Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), ose ndërmarrje të mëdha që nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike;
  • Ndërmarrje që kanë prodhimin ose përpunimin si aktivitet primar ose sekondar.

Të gjitha bizneset e interesuara ftohen të informohen me kujdes për kriteret dhe kushtet në udhëzuesit përkatës. Skema synon të mbështesë bizneset prodhuese dhe përpunuese që dëshirojnë të investojnë në teknologji të gjelbra dhe të rrisin efiçiencën e energjisë, duke kontribuar në tranzicionin drejt energjisë së pastër.

Masa të mbështetjes

Skema zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike:

  • Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe bateritë për ruajtjen e energjisë elektrike;
  • Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve;
  • Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit.

Investimet që përkrahen

  • Sisteme solare për prodhim të energjisë elektrike;
  • Sisteme solare për ngrohjen e ujit;
  • Izolimi i ndërtesave për rritjen e efiçiencës;
  • Bateri për sistemet solare FV;
  • Shndërrues frekuencor për rritjen e efiçiencës së pajisjeve ekzistuese të prodhimit.

Mbështetje financiare

  • Deri në 20,000 euro për një masë të vetme;
  • Deri në 25,000 euro për masa të kombinuara.

Si të aplikoni

Për më shumë informacione dhe detaje mbi mënyrën e aplikimit:

📌 Gjithashtu, shikoni lajmin dhe njoftimin zyrtar:

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments