Sot, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të raportuara gjatë vitit 2025. Sipas informacioneve, prej automjeteve të parkuara, dyshohet se janë vjedhur portofole me shuma të ndryshme parash.
Pas një pune intensive hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët, është arrestuar S.H., mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që po kryhen procedurat hetimore për të paktën tri vjedhje të raportuara në rajonin e Lipjanit.
Bazuar në informacionet e deritanishme, i njëjti person dyshohet të ketë kryer vepra të ngjashme edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtejshme policore.
Burimi: Policia e Kosovës
