Saturday, June 20, 2026
HomeShowbiziReagon ish bashkshorti i Dolces -Mjaft me këto skena në shtrat ,femija...

Reagon ish bashkshorti i Dolces -Mjaft me këto skena në shtrat ,femija yn po i sheh të gjitha dhe sështë etike .Mosi transmetoni..

Rrjetet sociale janë vënë sërish në lëvizje nga spekulime që lidhen me Dolce dhe jetën e saj personale. Prej disa ditësh, në internet po qarkullojnë aludime se ajo mund të ketë një fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin vetë Dolce ka treguar më herët se kishte bashkëjetuar për disa vite.

Zërat u shtuan pas shpërndarjes së një shkrimi në një llogari në rrjete sociale, ku një person – që pretendohet të jetë ish-partneri i saj – kërkonte ndalimin e publikimit të pamjeve me skena të nxehta mes Limit dhe Dolces. Sipas këtij reagimi, arsyeja lidhej me faktin se këto pamje mbeten përgjithmonë në internet dhe, sipas tij, mund të reflektojnë negativisht tek fëmija i tyre në të ardhmen.

Megjithatë, deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nuk ka asnjë deklaratë publike nga Dolce që të vërtetojë apo të përgënjeshtrojë këto pretendime, ndaj gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve dhe interpretimit të publikut.

Nëse bëhet fjalë për shpifje pa baza apo për një të vërtetë që ende nuk është bërë publike, pritet të shihet pas daljes së Dolces nga izolimi, ku me shumë gjasë ajo do të ketë mundësinë të sqarojë vetë situatën.

Deri atëherë, lajmi mbetet një tjetër shembull i mënyrës se si jeta private e personazheve publike kthehet lehtësisht në temë diskutimi në rrjet.

Screenshot
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments