Friday, June 19, 2026
HomeLajmeTestimi i dronit kosovar “Skifteri” zbulohet: Ku dhe si u zhvillua

Testimi i dronit kosovar “Skifteri” zbulohet: Ku dhe si u zhvillua

Pas publikimit të pamjeve nga testimi i dronit kosovar “Skifteri”, i cili demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, janë zbuluar detaje shtesë lidhur me vendin dhe kushtet e testimit.

Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve, ka bërë të ditur për Telegrafin se testimi nuk është zhvilluar në territorin e Kosovës, por jashtë vendit.

“Testimi është bërë jashtë Kosovës, në lokacionin e klientit. Goditja është e vërtetë, mirëpo për shkaqe të sigurisë edhe me kërkesë të klientit tonë, pamjet janë bërë invert dhe me night vision on. Më shumë informata nuk mundem të jap”, ka deklaruar Aliu.

Sipas tij, kufizimi i informatave lidhet drejtpërdrejt me aspektet e sigurisë dhe marrëveshjen me klientin, ndërsa projekti konsiderohet i ndjeshëm për shkak të kapaciteteve teknologjike të dronit.

Droni “Skifteri K1” ka aftësi të jashtëzakonshme: kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë.

Publikimi i pamjeve ka shkaktuar një interes të madh publik, duke u konsideruar një zhvillim të rëndësishëm në fushën e teknologjisë së mbrojtjes dhe inovacionit vendor. Ky sukses vë Kosovën në hartën e zhvillimeve të avancuara në sektorin e dronëve me kapacitete të larta teknologjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments