Saturday, April 18, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimIKSHPK rekomandon që uji të mos pihet në disa zona të vendit

IKSHPK rekomandon që uji të mos pihet në disa zona të vendit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me sigurinë e ujit të pijshëm, duke njoftuar se situata vazhdon të monitorohet në vazhdimësi në të gjitha rajonet e vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar, IKSHPK ka bërë të ditur se në disa zona të caktuara uji nuk rekomandohet për konsum, për shkak të rezultateve të fundit nga analizat laboratorike.

Sipas këtij njoftimi, zonat problematike janë:

Rajoni i Prishtinës:

  • Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
  • Vragoli

Rajoni i Gjilanit:

  • Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2
  • Bahqja
  • Fshati Berivojcë

Rajoni i Pejës:

  • Klinë – rrjeti nga puset
  • Klinë – rrjeti nga burimi Jarinë

Rajoni i Gjakovës:

  • Burimet – Hoçë e Madhe
  • Opterushë
  • Zaqishtë

Rajoni i Prizrenit:

  • Malishevë

IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që në këto zona të mos e përdorin ujin për pije, derisa të jepen njoftime të reja dhe të përmirësohet cilësia e tij.

Instituti thekson se monitorimi do të vazhdojë rregullisht dhe çdo ndryshim në situatë do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments