Monday, September 21, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimPritjes i erdhi fundi.Bleona Mata vajza që u zhduk 15 vite më...

Pritjes i erdhi fundi.Bleona Mata vajza që u zhduk 15 vite më parë .Deshmitari tregon gjithqka .Ajo jeton ..

Kanë kaluar 15 vite nga zhdukja e Bleona Matës, vajzës 6-vjeçare nga Zapodi i Kukësit, një nga rastet më të rënda dhe më të pazbardhura në historinë e kronikës shqiptare. Së fundmi, informacione të reja të raportuara nga një shtetas kanë rikthyer vëmendjen mbi këtë ngjarje, duke hapur një pistë të re që, sipas burimit, nuk është hetuar më parë në mënyrë të plotë.

Sipas këtyre informacioneve, Bleona Mata dyshohet se është rrëmbyer nga një banor i të njëjtit fshat në Kukës. Më pas, vajza është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, ku është mbajtur pranë vajzës së rrëmbyesit, e cila nuk kishte fëmijë.

Burimi pohon se Bleona ka qëndruar rreth tre muaj në Shqipëri dhe më pas familja në fjalë është larguar drejt Greqisë. Në vitet pasuese, sipas të njëjtave informacione, ata janë vendosur në Gjermani, ku dyshohet se Bleona jeton edhe sot.

Këto pretendime nuk janë ende të konfirmuara nga autoritetet zyrtare, por nëse rezultojnë të vërteta, mund të përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm në zbardhjen e një prej mistereve më të mëdha të shoqërisë shqiptare.

Rasti i Bleona Matës vazhdon të mbetet i hapur, ndërsa publiku dhe familjarët presin që çdo informacion i ri të verifikohet dhe të çojë drejt së vërtetës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments