Friday, April 17, 2026
HomeEkonomiBiznesZgjedhje të reja në Shoqatën Sindikale të DPQ-së: Fehmi Saraqi zgjidhet Kryetar

Zgjedhje të reja në Shoqatën Sindikale të DPQ-së: Fehmi Saraqi zgjidhet Kryetar

Divizioni i Prodhimit të Qymyrit, 22 janar 2026

Shoqata Sindikale në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku me vota unanime janë zgjedhur drejtuesit e rinj të sindikatës në nivel divizioni dhe departamentesh.

Në krye të DPQ-së, delegatët e kuvendit zgjodhën Fehmi Saraqin si Kryetar të ri, duke i besuar drejtimin e strukturës sindikale në një periudhë të rëndësishme për sektorin e energjisë dhe minierave.

Po ashtu, janë zgjedhur edhe kryetarët e departamenteve përkatëse:

  • Departamenti i Mirëmbajtjes – Xhevdet Kastrati
  • Departamenti i Djerrinës – Burim Morina
  • Departamenti i Qymyrit – Faket Selmani
  • Departamenti i Mekanizmit Ndihmës – Xhavit Kerolli
  • Departamenti FPX – Jusuf Halilaj
  • Departamenti i Rekultivimit – Fazli Fazliu
  • Departamenti SIKMZ – Adem Jashari
  • Departamenti i Remontit – Fatos Shehu
  • Departamenti i Inxhinieringut & Gjeodezisë – Muhamet Zeka

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte edhe propozimi për kandidatin e ardhshëm për Kryetar të Sindikatës së Re të KEK-ut. Me propozimin e Selatin Sadikut dhe me përkrahje unanime të anëtarëve të kuvendit, si kandidat u propozua:

Xhelal Jashari, MSc i Gjeoshkencave të Xehetarisë, aktualisht Udhëheqës Sektori në DPQ.

Në këtë takim morën pjesë edhe figura të rëndësishme sindikale dhe menaxheriale, përfshirë Kryetarin aktual të SR-KEK, z. Nexhat Llumnica, si dhe Kryetarin e Divizionit nga TC Kosova B, z. Bekim Osmani.

Në përmbyllje të punimeve, Kuvendi u uroi suksese të zgjedhurve në detyrat e reja, ndërsa kandidatit për Kryetar të Sindikatës së Re të KEK-ut i uroi fat dhe sukses në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor.

Ky proces zgjedhor vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të përfaqësimit sindikal dhe përmirësimit të kushteve të punës në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments