“Si ti s’kam pa!” – kjo ishte thirrja e Albës që ndezi menjëherë atmosferën pas vargut të këngës: “Kam pas dy-tri tjera…”
Momenti u bë viral sapo Limi citoi vargun e famshëm të Gjestit: “Kam pas nja dy-tri tjera, por si ti, si ti s’kom pa.” Një shprehje e thjeshtë në dukje, por që menjëherë mori ngjyrime të tjera kur Alba iu përgjigj me ironi të drejtpërdrejtë: “Nja 200 tjera i ke pas, po hajt mo…”
Replika e saj nuk ishte thjesht një shaka e zakonshme. Publiku menjëherë filloi të spekulonte: ishte një shaka miqësore mes dy personazheve që njihen për sensin e tyre të humorit, apo një shenjë e lehtë xhelozie, apo ndoshta një mesazh i koduar për dikë tjetër? Atmosfera e komentit dhe mënyra se si u shpreh Alba treguan një kombinim të hollë të ironi dhe provokimi, gjë që e bëri momentin të pandashëm nga diskutimet në rrjetet sociale.
Ky kërcim i “replicave” midis Albës dhe Limit duket se po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e publikut. Çdo fjalë e thënë mes tyre analizohet dhe interpretohet, duke e bërë raportin e tyre një nga temat më interesante dhe më të ndjekura për fansat. Publiku tashmë po e sheh këtë lojë shikimesh dhe fjalësh si një “serial” të vogël virtual, ku çdo përgjigje mund të hapë kapituj të rinj të diskutimeve dhe thashethemeve. 👀

