Sunday, August 9, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimMinistri Çeku diskuton me studentët e Masterit Evropian për të Drejtat e...

Ministri Çeku diskuton me studentët e Masterit Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin

Ministri Çeku priti sot studentët e programit prestigjioz evropian Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin (EMA), të shoqëruar nga profesoreshë Marijana Grandits.

Gjatë takimit, Ministri prezantoi politikat qeverisëse të Ministrisë, duke u fokusuar në reformat ligjore dhe institucionale në fushat e sportit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe rinisë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj në këto fusha.

Studentët shprehën interes të veçantë për rolin e artit, kulturës dhe sportit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke zhvilluar një diskutim të hapur dhe interaktiv me ministrin. Ky dialog u konsiderua një mundësi e vyer për shkëmbim ideje dhe praktikash mes studentëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

Programi EMA është një iniciativë ndërkombëtare e koordinuar nga Global Campus of Human Rights në Venedik, në bashkëpunim me universitete të njohura evropiane. Programi synon përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi për të kontribuar në zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe demokratike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments