Prizren – Pas aksionit të Policisë dhe Prokurorisë së Prizrenit kundër manipulimit të votave, mediat raportuan se në mesin e të arrestuarve ishte edhe Alaudin Demiri, djali i Rasim Demirit.
Megjithatë, Rasim Demiri ka dhënë një deklaratë për mediat duke sqaruar situatën:
“Nuk është ashtu. Drejtësia ka me e tregu fjalën e vet. Nuk e di nëse osht i arrestum, por është në proces,” ka thënë ai.
Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen aktuale të djalit të tij, duke theksuar se çështja është ende në procedura ligjore.
Ky aksion në Prizren vjen si pjesë e hetimeve për vjedhje dhe manipulim me vota, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë deri më tani emra të tjerë të të arrestuarve.
