Saturday, June 20, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreKQZ-ja Do të Ruajë Fletëvotimet e Vendvotimeve të Manipuluara

KQZ-ja Do të Ruajë Fletëvotimet e Vendvotimeve të Manipuluara

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se materialet zgjedhore që janë pjesë e hetimeve nuk do të asgjësohen, por do të ruhen deri në përfundim të procedurave ligjore.

Ai theksoi se çdo material zgjedhor që është objekt shqyrtimi ose hetimi nga institucionet e drejtësisë nuk do të shkatërrohet. Përveç këtyre, KQZ-ja do të ruajë edhe pjesë të tjera të materialeve për qëllime trajnimore të stafit, që do të angazhohet në proceset zgjedhore të ardhshme.

“Materiali zgjedhor që është pjesë e procedurave gjyqësore nuk do të shkatërrohet, por do të ruhet deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, pjesë tjetër e materialit do të përdoret për trajnimin e stafit në proceset e ardhshme zgjedhore”, tha Elezi për Ekonomia Online.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments