Tuesday, August 4, 2026
HomeEkonomiKosovarët “Pushtojnë” Shqipërinë: Mbi 4 Milionë Hyrje gjatë Vitit 2025

Kosovarët “Pushtojnë” Shqipërinë: Mbi 4 Milionë Hyrje gjatë Vitit 2025

Kosovarët mbetën grupi kryesor i turistëve në Shqipëri gjatë vitit 2025, me 4.66 milionë hyrje, që përbën 37.4% të totalit prej 12.46 milionë vizitorësh në vend. Ky rezultat tregon një herë tjetër kontributin e rëndësishëm të turizmit patriotik në ekonominë e vendit.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i madh, me 1.29 milionë hyrje në 2025. Megjithatë, kjo shënoi një rritje të ngadaltë prej 3.17% krahasuar me vitin 2024, shumë më pak se rritja e vitit 2024 ndaj 2023, e cila kishte qenë 31.5%.

Turoperatorët raportuan se gjatë verës 2025, vizitat e italianëve u reduktuan, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në disa destinacione turistike, veçanërisht në zonat e Jugut të Shqipërisë. Kjo bëri që shumë prej tyre të anulonin rezervimet ose të ndryshonin destinacionin e pushimeve.

Shifrat konfirmojnë që turizmi kosovar mbetet shtylla kryesore e sezonit turistik në Shqipëri, ndërsa vendet e tjera të huaja, si Italia, kanë treguar një ngadalësim të interesit për pushime në vend.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments