Friday, June 19, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimE Vrau Partneren Para Syve të Fëmijës, Liridon Berisha Dënohet me Burg...

E Vrau Partneren Para Syve të Fëmijës, Liridon Berisha Dënohet me Burg të Përjetshëm në Francë

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm për Liridon Berishën, 27-vjeç, për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, në Hayange (Moselle) mes natës së 23 dhe 24 majit 2021.

Dënimi përfshin një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh, ndërsa në shkallë të parë, vitin e kaluar, kishte qenë 22 vjet, maksimumi i paraparë sipas ligjit, raporton AFP.

Viktima, 22-vjeç, u sulmua para syve të fëmijës së çiftit, e cila atëkohë ishte 4-vjeç. Sipas prokurorit të përgjithshëm, Nicolas Burkel, akti ishte jashtë çdo norme për nga dhuna: “As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës së tij nuk e penguan të kryente krimin.” Ai e përshkroi veprimin si të qëllimshëm dhe të poshtër: sulmoi viktimën për ta dobësuar para se t’ia merrte jetën dhe më pas pështyri mbi trupin e saj.

Avokati i Berishës, Arnaud Blanc, bëri të ditur se klienti i tij ishte lindur gjatë luftës në Kosovë dhe kishte kaluar fëmijëri të vështirë para se të vinte në Francë, duke shtuar sfondin e vështirësive personale.

Rasti ka shkaktuar polemikë në Francë, pasi forcat e rendit kishin ndërhyrë disa herë në banesën e çiftit për konflikte të mëparshme. Viktima kishte bërë edhe një kallëzim disa muaj para vrasjes, i cili nuk ishte ndjekur nga prokuroria.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments