Friday, April 17, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimThaçi Shkarkon Ali Ahmetin: “Kanceri i Politikës Shqiptare në Maqedoni”

Thaçi Shkarkon Ali Ahmetin: “Kanceri i Politikës Shqiptare në Maqedoni”

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë homazheve tek varri i Arbën Xhaferit për ditëlindjen e tij të 78-të, ka komentuar ashpër situatën politike shqiptare në Maqedoni dhe rolin e Ali Ahmetit.

Thaçi theksoi se Ali Ahmeti është “kanceri i politikës shqiptare”, duke shtuar se ai ka bërë politika klienteliste dhe është i përfshirë në manipulime me udhëheqës të tjerë si Hristijan Mickoski, Ziadin Sela dhe Artan Taravari. Ai kërkoi dorëheqjen e Ahmetit nga politika, duke e përshkruar si një “dhelpër” që po dëmton interesat e shqiptarëve.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka shpresë për riformim të BDI-së, pavarësisht planeve të Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare:

“Nuk ka zgjedhje. Aliu gënjen. Askush nuk i ka premtuar asgjë. Ai mendon se do të ketë shpresë për BDI-në, por më shpresë nuk ka,” deklaroi Thaçi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments