Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në Berlin, në një apartament të lagjes “Tiergarten”, raportojnë mediat gjermane.
Sipas këtyre burimeve, dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Lajmin e ka transmetuar edhe Klankosova.tv.
Policia gjermane ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona në lidhje me rastin, por ende nuk ka dhënë detaje për numrin e saktë apo identitetin e tyre.
Njëri nga të plagosurit ka arritur të shkojë vetë në spitalin më të afërt për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes, ekipet e emergjencës u kanë dhënë ndihmën e parë një gruaje të plagosur rëndë, një burri dhe dy personave të tjerë, të cilët më pas janë transportuar në spitale.
Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje serioze, ndërsa rastin e kanë marrë në shqyrtim njësitë e specializuara kundër terrorizmit.
