Monday, September 21, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugorePas vërshimeve në Mitrovicë, Faton Peci apelon për ruajtjen e ambientit

Pas vërshimeve në Mitrovicë, Faton Peci apelon për ruajtjen e ambientit

Të dashur qytetarë,

Dy fotografitë e para tregojnë gjendjen e lumit Lushta në Mitrovicë pas vërshimeve, ndërsa katër të fundit pasqyrojnë rezultatet e punës për pastrimin e shtratit të lumit.

🔴 “Kjo situatë me të cilën u ballafaquam gjatë dhe pas vërshimeve me javë është refleksion se si veprimet tona me mjedisin janë kundërpërgjigje e natyrës ndaj nesh,” ka shkruar Faton Peci.

Ai ka theksuar se kostoja e pastrimit dhe rikthimit në normalitet mund të shfrytëzohej për investime të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

‼️ “Ju lus që ta ruajmë ambientin dhe, në vend të hedhjes së mbeturinave, të angazhohemi në aktivitete të pastrimit,” ka shtuar ai.

Mesazhi i Pecit është një apel i drejtpërdrejtë për ndërgjegjësim dhe veprim qytetar në Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe pasojat që sjellin veprimet e papërshtatshme ndaj natyrës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments