Mitrovicë – Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë ka njoftuar se pronarit të kompanisë “Euro Ndertimi” i është djegur mjeti i punës pas përfundimit të një detyre.
Në një bisedë telefonike me pronarin, kryetari i Degës së PDK-së e dënoi fuqishëm këtë akt, duke e konsideruar të papranueshëm dhe si një tentativë për frikësimin e qytetarëve.
Sipas njoftimit, PDK-ja në Mitrovicë kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet, hetim të plotë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.
Ky incident konsiderohet si akt kriminal dhe po trajtohet nga policia lokale.
