Friday, June 19, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreNuk po rrënon bageri, po rrenon kryetari Faton Peci

Nuk po rrënon bageri, po rrenon kryetari Faton Peci

Mitrovicë – Një incident gjatë natës ka trazuar qytetin e Mitrovicës, ku një mekanizëm i kompanisë përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje u dogj.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar menjëherë nëpërmjet një deklarate publike, duke e cilësuar aktin si “makabër e qyqar” dhe një kërcënim për të gjithë ata që angazhohen për rendin dhe qetësinë publike.

Ai tha se: “Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet.”

Peci bëri gjithashtu thirrje ndaj organeve të rendit për të intensifikuar veprimet për zbardhjen e rastit, duke theksuar se: “Paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri.”

Incidenti ka ndezur shqetësime te qytetarët, ndërsa autoritetet lokale dhe policia janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e përgjegjësve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments