Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeLirim Mehmetaj: “Rrena monstruoze” e kryeministrit për dronët luftarakë

Lirim Mehmetaj: “Rrena monstruoze” e kryeministrit për dronët luftarakë

Prishtinë – Analisti politik Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për prodhimin e dronëve luftarakë në Kosovë, duke e quajtur një rrenë monstruoze.

Sipas Mehmetajt, kryeministri publikisht pretendon se Kosova ka filluar prodhimin e dronëve, ndërkohë që video e prezantimit rezulton të jetë e një kompanie kineze, ndërsa kompania që pretendon ta prodhojë dronin ka vetëm një punëtor.

“E vërteta qenka se video e prezantimit është e një kompanie kineze. Krejt kjo rren bëhet hapur e në sy të publikut, pa asnjë problem. Për një qesi turpi publik, për një qesi rrene monstruoze, ish dashtë minimalisht me dal kryeministri me kërku falje”, ka shkruar Mehmetaj.

Analisti, i njohur për qëndrimet kritike ndaj qeverisjes së Kurtit, thotë se publiku po mashtrohet hapur dhe se kjo nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi politike.

Ky reagim ka nxitur debat mbi pretendimet për zhvillimet teknologjike në Kosovë dhe transparencën e komunikimit qeveritar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments