Reshjet e shiut dhe erërat që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditës kanë pastruar atmosferën, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e ajrit.
Sipas matjeve të fundit të bërë nga platforma ndërkombëtare IQ Air, e cila monitoron cilësinë e ajrit në qytete të ndryshme të botës, Prishtina sot renditet ndër qytetet me ajrin më të pastër globalisht.
Grafika e shfaqur nga IQ Air tregon zonën e gjelbër të cilësisë së ajrit, duke treguar se vlera është në nivelin normal dhe nuk përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Ky zhvillim sjell një lehtësim të madh për banorët e kryeqytetit, të cilët në ditët e fundit janë përballur me ndotje të moderuar të ajrit.

