Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Izraelit, duke theksuar se përgjegjësi kryesor për tragjedinë në Gaza është Hamasi.
Rama konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin dhe kërkoi çarmatimin e kësaj organizate si kusht themelor për arritjen e paqes dhe për rindërtimin e Gazës.
“Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, u shpreh Rama, duke e cilësuar organizatën si bartëse të një ideologjie terrori që, sipas tij, vepron si kundër popullit hebre, ashtu edhe kundër vetë palestinezëve.
Ai theksoi se pa çarmatimin e Hamasit nuk mund të ketë një proces serioz paqeje dhe as stabilitet afatgjatë në rajon.
Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur lufta në Gaza vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe përpjekjet diplomatike për armëpushim janë intensifikuar.
Burimi: A2CNN.
